Cloyes Senate July 2004
Dëshmi
Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltarë për Cështje të Ballkanit, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane
Senati i SHBA
Dëgjimi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë
14 Korrik 2004
Politika e Jashtme e SHBA Drejtë Evropës Juglindore:
Puna e Papërfunduar në Ballkan
Me 1990, sekretari i shetit James Baker kishte deklaruar se: Jugoslavia duhet te qendroj e bashkruar per çfardo çmimi.” Një përgjigje e tillë ndaj shkatrrimit te ish jugoslavisë ( që kishte filluar më vonë at vit) pati efekte tragjike. Deri me 1990, diktatori serb, tani më kriminel i akuzuar i luftes, Slobodan Milosoviq kishte bërë katër luftëra agresive, duke lënë kështu 300.000 të vdekur, 4 milion të zhvendosur dhe biliona dollarë të taksave të SHBA-ve të shpenzuara. Siç ka shpjeguar eksperti i Ballkanit Noel Malcolm, kur federata Jugoslave filloj të ndahet, çdo njësi konstituive kishte te drejtën ligjore për vetvendosje sipas ligjit ndërkombëtar. Bota njohu pavarësinë e Slovenisë, Kroacisë, Bosnjes dhe Maqedonisë. Kështu, Malcolm tha “Pavarësia për Kosovën dhe Malin e Zi do të kishin përcjellur fenomenin që veç ndodhte atë kohë” Mirëpo, Perendimi i lejoi Serbisë që në emër të të mbajturit të Jugoslavisë së bashku të bëjë luftëra dhe bile edhe ti vejë embargë armësh Bosnjës. Në këtë mënyrë, Shtetet e bashkuara dhe Evropa tragjikisht i ndimuan strategjisë së Milloshoviqit për destabilzim, spastrim etnik dhe gjenocid.
Edhe pse fushata e bombardimeve të NATO-s, udhequr nga SHBA kundër Serbis në pranverën e vitit 1999 ndaloj marshin gjenocidial të Milloshoviqit për gjatë Evropes jug-lindore, ajo nuk solli paqe dhe stabilitet për rajonin.Siç ka thenë edhe shkollarja kroate Branka Magase në një ligjeratë dhënë në institutin boshnjak në Londër më 10 Maj 1999, “Për gjersa procesi i Jugoslavisë të pranohet si komponentë më vete, duke vënë kështu edhe Kosovën në rrugën e pavarësisë, do të jetë e pamundur të ndërtohet një sistem shtetëror paqësor dhe demokratik në Evropen jug- lindore, “Puna e papërfunduar në Ballkan arrihet me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe Malit të Zi. Për të arritur këtë nevoitet që ShBA-të të lënë anash mendimin e gabuar i cili ka udhëhequr politikën e saj të jashtme që nga fillimi i shkatrrimit të Jugoslavisë, pra fakti që mendimi se një Kosovë e pavarur do të kërcënoj paqen dhe stabilitetin në Evropen jug- lindore, përgjersa siç ka vrejtur edhe Magas e kundërta është e vërtetë. Në shtator 2002 senatori Josaph Biden ka thenë ne një ligjërat drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan në Chicago se “Interesi i zhvezhur personal i Shteteve të Bashkuara mbështetet në fillimin e shekullit 21 me një Evropë të tërë, të pandarë dhe të bashkuar. ” Sepse saherë që kjo Evropë futet në kaus, bile dhe bijat tona vdesin, ekonomija jonë bie, dhe ne paguajmë çmime.” Ai me tutje kishte shtuar se fati i 7 milion shqiptarëve në Ballkan është gjithashtu “Kritik për interesin tonë”. Nëse legjitimiteti etnik i popullit shqiptar nuk njihet dhe mbrohet, Biden kishte thënë, “Të gjitha progreset në rajon do të shktarrrohen, nëse ne nuk e stabilizojmë Ballkanin, dhe do të paguajmë çmim të lartë”. Biden kishte kuptuar që nëse perëndimi
2/Cloyes DioGuardi/US Senate
nuk do ti dërgonte një sinjal Serbisë që nuk do të ketë kthim në formulen e vjetër të federates jugoslave, Shtetet e Bashkuara do të rrezikonin që të futeshin në një sakrificë të re dhe në marsh për luftë.
Pas 10 viteve të punës për të zgjidhur konfliktin ballkanik, duke përfshirë se 25 udhtime ne rajon , unë besoj se nuk do të ketë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Evropën jug- lindore, gjersa çështja shqiptare e cila gjëndet në zemër të konfliktit ballkanik të zgjidhet duke filluar kështu se pari me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjer ne nje kohe te tille, ne te cilen Shtetet e Bashkuara dhe Unioni Evropian te njohin te drejten e Kosoves per vetvendosje dhe pavarësi, une besoj se ne do te vazhdojmë, e ta riciklojmë politiken e jashtme te deshtuar si pjese e te kaluares sone-duke rrezikuar keshtu konflikte te reja në Ballkan ne nje kohe kure ne me se paku na duhet nje resultat i tille gjer sa kemi krizen e madhe ne Irak, jostabilitetin e rrezikshem ne Lindjen e mesme dhe Afganistan, si dhe kercnimin nuklear te Kores veriore.
Sote, resultati i politiks se jashtme te deshtuar te mbajtjes se bashku te Jugoslavisë per çfardo çmimi “Edhe pse dezintigrimi i saj eshte gati i kompletuar “eshte fakti qe ne kemi ende nje shtet te korruktuar,mafioz ne Serbi, sepse ne kemi anashkaluar venjen e kushteve per ndihmen ndaj Serbise pas renjes se Slobodan Miloshoviqit dhe se kemi deshtuar ti ndihmojme Serbise te denazifikohet demokratizohet, dhe te shkatrroje sistemin kriminal te Milloshoviqit pas nje dekate luftërash. Zgjedhja para pak kohe e te orientuarit ndaj reformave Boris Tadiç, si president i Serbisë dhe humbja e ultranacionalistit Tomisllav Nikoliç eshte per tu pershendetur, por do te jetë e pakuptim, nese Tadiç eshte i paafte te binde shumicen ultranacionaliste ne parlament per te marre pergjegjesine per historin e Serbisë.
Mali i Zi sote eshte nje shtet i dobet i mbuluar nga korrupsioni, kryesishte pasi që Evropa perendimore,me aprovim te SHBA, kan shpenzuar vite te tera duke ua imponuar Serbise dhe Malit te Zi te qendrojne ne nje konferderat si perpjekje per te parandaluar pavarësinë e Kosovës. Ky Union nuk funksionon dhe patjeter do te zhduket kure referendumi per pavarësi per Malin e Zi do te ndodhe vitin e ardhshem. Obligimi financiar i Malit te Zi ndaj administrates jugoslave eshte rritur me pake fitim,dhe perpjekja per te krijuar nje Union qe ai ka kundershtuar ka larguar vemendjen e Malit te Zi nga reformat per te cilat Mali i Zi ka shume nevojë. Ne Bosnje, ne kemi një shtetë te dobët, gjysmëkriminal dhe te deshtuar, rezultat ky i kantonizimit te ndermarre nga Marrveshja e Dejtonit e cila ka sjellur paralizimin e parlamentit si rrezultat i ndarjeve destruktive ne bazë te vijave etnike kure secila prej tyre e ka te drejten e vetos mbi procesin e vendimmarrjes.
Kosova ndere kohe ka qen nen protektoratin e OKB-ës, qe nga sulmet ajrore te NATO-s te vitit 1999 qe i kishin dhen funde luftes gjenocidiale te Serbis kunder shumices shqiptare te Kosoves prej mese 2 milion. Edhe pse Kosova eshte pro-perendimore, shume pro Amerikane, dhe me popullësi te zellshme, progresi i saj ekonomik dhe politik ështe mbajtur peng per shkak te moszgjidhjes te statusit perfundimtar. 70% e popullit te Kosoves eshte nen moshen 30 vjeqare dhe mese 60% janë te papune. Pese vite pas
3/Cloyes DioGuardi/US Senate
perfundimit te luftes, Kosova eshte gjendur ne nje kurthe te nje ekonomie te varur nga ndihmat per kunder vullnetit te saj. Privatizimi dhe qasja ne kredi nga banka boterore, qe do te sillnin me shume vende pune aq te nevojshme dhe investime ne Kosovë, janë penguar nga komuniteti nderkombetar duke marr per bazë preokopimin e Beogradit mbi sovranitet. Ne nivelin politik, edhe pse Kosova ka nje qeveri te zgjedhur ne menyre ligjore te quajtur Kuvendi i Kosovës, kompetencat e saj janë te kufizuara dhe ajo eshte perjashtuar nga procesi i vendimmarrjes nga OKB. Administratori i OKB-ës ka kompetenca te pakufizuara, por ai gjithmone mbikqyret nga Keshilli i Sigurimit te OKBës, ne te cilin shumica e antarëve kundershtojne pavarësinë e Kosoves.” Nderkohe Beogradi eshte angazhuar ne menyr aktive per te destabilizuar Kosoven qe nga perfundimi i luftes (duke filluar me ndarjen de fakto të Mitrovicës si shkelje e Rezulutes 1244) per te quar me pare argumentin se ndarja eshte menyra e vetme per te zgjidhurë konfliktin Shqiptaro-Serb. Beogradi ka manipuluar serbet e Kosoves duke i future ata ne seperatizem, permes grupeve paramilitare dhe policore si dhe duke ofruar perkrahje financiare per politikanet serb te Kosoves per te mbajtur gjallë instuticionet paralele te cilat OKB i kundershton por nuk ben asgjë per ti ndaluar.
Dhuna qe shperdheu ne Kosovë me 17 Mars eshte nje indikator, jo I gjendjes se problemeve nder etnike ne Kosove, sipas mendimit time, por I deshtimit te Shteteve te Bashkuara dhe Evropes per te zhvilluar nje politke qe do te mundesonte pjeseve juridike te ish-Jugoslavisë te kenë vetvendosje dhe te zhvillojnë shtete funksionale. NATO ka paraqitur gabimishte kaosin qe mbertheu Kosoven nga 17 deri me 19 Mars, duke lene 28 te vdekur dhe 600 te plagosur, si nje akt te orkestruar “nga shqiptaret per të spastruar etnikishte” Kosoven nga pakica Serbe. Ne te vertet, nje grup i vogel i ekstremisteve politik dhe krimineleve ( nga te dy palet ajo serbe dhe shqiptare) kishte shfrytezuar demostratat paqesore dhe kishte krijuar nje kaus ne pjesen veriore te vendit e cila kryesisht kontrollohet nga serbet. Per gjersa dhuna nuk mund te arsyetohet, eshte thelbesore te kuptohet e verteta. Privimi ka filluar te rritet ne Kosove dhe me te po rritet edhe brengosja qe do te vazhdone te shfrytzohet nese status quo mbahet edhe me tutje. Shqiptaret po humbasin besimin ne qellimet e komunitetit nderkomtar, te shtyre nga serbet e qytetit te ndar iliegalisht te Mitrovicesë, ku shqiptaret provokohen perdite nga aktivitet destabilizuese te Beogradit. Nder kohë, Washingtoni dhe Brukseli po instistojnë qe Kosova te arrijë standarde thuajse te pamundshnme para se statusi I saje te zgjidhet. Si do qofte, siq kishte then Kongresmeni Henry Hyde, Kryetar I Komitetit per Marredhenje Nerkombetare te Kongresit te SHBA, ne funde te vitit 2002, “Kosova po rrezikon te behet edhe nje Rrip I Gazes, kesaj rradhe ne zemer te Evropes. Nuk do te ket pune pa paqe dhe stabilitet tha ai, dhe nuk do te ket paqe dhe stabilitet pa nje Kosove te pavarur.” Ne duhet te kuptojmë ngjarjet e 15-17 Marsit si nje shenjë se ka ardhur koha per ti liruar shqiptaret nga friga se ata perseri munde te bien nën dominimin serb. Per ti liruar serbet qe nuk ishin involvuar ne krimet e vitit 1998-1999 dhe qe dojne te jetojnë në Kosove nga presioni i Beogradit, per t’i ndihmuar Serbisë te ndahet nga e kaluara e saj raciste dhe imperialiste, dhe per te siguruar Perendimin nga deshtimi I paqes qe as ai nuk e done. Qellimi ne Kosove duhet te jete nje shtet I pavarur qe pranon ndihme nderkombetare ne arritjen e standardeve demokratike dhe mbrojtje nga NATO. Kjo do të
4/Cloyes DioGuardi/US Senate
sjellë integrimin komplet te grupeve te ndryshme etnike ne Kosove dhe do te lejojë zhvillimin pa te cilin nuk do te ketë stabilitet dhe paqe as ne Kosovë e as ne Ballkan.
Per te arritur ket qellimë duhet berë disa ndryshime radikale ne politiken e jashtme Amerikane jo vetem te asaj ne Ballkan, por an e këndë globit. Ne ket aspekt, une besoje se ne jemi ne kendë të ndryshimit te botkuptimit qe me vete do te sjellë kalimin nga nje politik e jashtme qe pergjigjet vetem ndaj shperthimit te dhunes ne nje politik te jashtme qe kerkon te parandaoj dhunen duke shkaterruar rrenjet e saj. Ky ndryshim I botkuptimit do te sjelle edhe te te kuptuarit qe ne politike edhe “Realpolitike”, te nxjerrë nga normat e te drejtave te njeriut, nuk do te arrij interesa vitale te Shteteve te Bashkuara; gegjesishtë, perhapjen e demokracisë, zhvillimit ekonomik, paqes, dhe sigurise ne mbarë globin. Ky ndrishim I botkuptimit do te sjellë edhe te te kuptuarite se rrespektimi I sovranitetit te shtetit duhet te shkojë paralel me rrespektimin per te drejtat e njeriut.
Per te realizuar ket ndryshim te botkuptimit ne Ballkan, ne se pari duhet pyetur dhe pergjigjur disa pytjeve te veshtira: Pse politika e jashtme e SHBA ka qenë vazhdimisht e perqendruar ne Beograd qe nga perfundimi I luftes ne Qershor 1999, pasi Serbia ne menyrë brutale dhe ilegale kishte okupuar Kosoven per nje decade, kishe zhdukur mijra boshnjakë dhe shqiptarë te Kosovës, dhe dhunshëm kishte deportuar miliona njerëz? Pse ne kemi refuzuar te konfrontohemi me qeshtjen kryesore- e cila eshte nevoja per te denazifikuar dhe demokratizuar Serbinë? Kjo ka qenë çeshtja kryesore qe kur Milloshoviqi erdhi ne pushtet me 1987 dhe nuk mund qe ende te mbahet e anashkaluar edhe pas atentatit tragjike ndaj ish kryeministrit Zoran Gjingjiç, qe ishte resultat I perleshjeve massive ne mese kriminelve te luftes, krimit te organizuar dhe establishmentit qeverisës ne Serbi. Nje gje e tille nuk mund te anashkalohet edhe me tutje veqenarisht pasi qe Beogradi me 2002 u vertetua te ketë shitur arm Irakut gjatë embargos se armeve ndaj tij. Po nje gje e tille nuk mund te anashkalohet me tutje kur kriminelet e luftes Sllobodan Milloshoviq dhe Vojislav Sheshel ishin zgjedhur ne poste politike kur partit e tyre fituan nje shumic ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2003 dhe, nje gje e tille nuk mund te anashkalohet me tutje kur parlamenti I Serbisë aprovoi nje ligj ne Mars 2004 qe u ndante rroga dhe benefite Milloshoviqit, Sheshelit, dhe te akuzuarve te tjere serbe per krime lufte ne Hagë.
Pse SHBA lejoj qe Milloshoviqi te okupoj Kosovën dhe mandej ti vras dhe depertoj shumicen shqiptare se pari, nje popullë qe ishte I vendosur per jodhunë derisa u detyrua te mbroj veten me çdo kusht dhe qe edhe sotë eshtë nje populle thellesishte proamerikan? Pse ne e beme Milloshoviqin, një nga kriminelet me te keqinje te luftes ne kohen moderne, një paqesor në Marrvjeshjen e Dejtonit me 1995, duke pranuar keshtu deshiren e tij per te mbajtur qeshtjen shqiptare jashtë negociatave dhe duke I dhenë ati thuajse nje teritor sovran ne formë të > Republika Serbska< ne shkembim per nenshkrimin e tij per te perfunduar luften ne Bosnje? Pse ne e perkrahem Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftes më 1999 dhe mandej në kohën e pasluftes iu bashkangjitëm Evropes perendimore duke I etiketuar çlirimtaret si "terroristë?"Dhe, ne fund, si, pasi mesuam nga pritja vdekjeprurëse qe bemë ne Bosnje dhe thuajse vonimi fatal ne Kosovë a jemi duke e venë
5/Cloyes DioGuardi/US Senate
ne rrezik rindertimin e Kosoves pas luftes? Permes veprimeve dhe mosveprimeve tona pse po e leme Kosoven ne një limbo sociale, ekonomike, dhe politike dhe po rrezikojme te kemi nje konflikt te dhunshem, bile ndoshta edhe luft ne kët process? Une besoj se ka vetem nje pergjigje kryesore per te gjitha keto pyetje-gjegjesishtë Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kan operuar dhe vazhdojne te operojnë sipas miteve te krijuara nga Beogradi ne lidhje me konfliktin serbo-shqiptar qe I sherben demonizimit te shqiptareve dhe rracionalizimit te shkatërrimit te tyre. Miti primar – se shqiptaret jan te dhunshum, potencialisht fundamentalista, musliman ne zemer te Evropes-I mundesoj Evropes te mbetet "neutrale" gjate luftrave gjenocidiale te Milloshoviqit. Ky Mit lejoj Shtetet e Bashkuara te harrojnë Ballkanin per disa vite si pjesë e parendesishme e interesave tona vitale ne menyrë që jetrat Amerikane kurrë te mos rrezikoheshin. Ky mit tani na mundesone neve te marrim nje rol me sekondar se Evropa ne te ardhmen e rajonit- nje Evrop që nuk done pergjegjesinë për luftërat e Millosheviqit kunder boshnjakeve dhe shqiptareve te Kosoves, nje Evropë që mendonë se Serbia ka premtime te pasura (perkunder faktit që ndarja e ish-jugoslavisë filloi nga kolapsi I saj financiar), nje Evropë që I frigohet spekrit te nje " Shqiperie te madhe, kur forca e vetme hegjemonike ne Ballkan ka qen deshira per "Serbi te madhe", dhe një Evropë qe beson se kompletimi I ndarjes se ish Jugoslavisë permes nje Kosove te pavarur do të paraqes një shembull për levizje te vetvendosjes në vende te ndryshme te cilat ajo nuk është e pergaditur ti njoh.
Fatkeqesisht, një pjes e qeveris se SHBA lehtaazi e ka pranuar mitin që shqiptaret jan musliman fundamentalista te cilet paraqesin nje kercenim ndaj evropes krishtere. Ne te vertetë shqiptaret jan musliman teknik, katolik, dhe ortotoks te cilen kan jetuar ne harmoni se bashku shpesh edhe jan martuar njeri me tjetrin per shekuj te tërë. Shqiptaret krenohen me tolerancen e tyre fetare. Ata jan shqipar se pari, feja eshte secondare. Lideri fetar I Serbeve te Kosoves, Bishopi artemije, perhapur edhe me gjer mitin se shqiptaret jan muslimann ekstremist me ndihme n e lobit Serb.Nje muaj pas perleshjeve te Marsit 2004, Artemije erdhi ne Washington me disa prifterinje tjer ortodoks dhe shperndau nje liber te titulluar Kosova e Kryqezuar tek antaret e Kongresit.Libri paraqiste shkatrrimin e kishave ortodokse dhe vendeve tjera fetare ne Kosovë gjat perijudhës Qershor – Tetor 1999. Edhe pse shumë pak kasha Serbe ishin demtuar pas luftes dhe disa ishin djegur ne Marsë, shumica e ketyre keqberesve ende nuk jan indentifikuar dhe arrestuar. Disa prej tyre ishin padyshim shqiptarë, por poashtu masovikisht besohet (bile edhe nga policet Kosovarë dhe nderkomtarë) që sherbimi sekret Serb kishte paguar shqiptarë dhe serbë per te djegur kishat Serbe ne Mars.Eshte e rendesishme te kuptohet se te gjitha kishat ne Kosove njeher ishin shqiptare, sepse te gjith shqiptaret ishin te krishter gjer sa Perandoria Otomane okupoj Kosovën dhe vuri Islamin si fe dominante. Pas renjës se Perandoris Otomane ne fun te luftrave Ballkanike, kasha te Kosoves u moren nga Serbet kure atailegalisht aneksuan Kosovën. Qe nga kohet Otomane deri me tash, shqiptaret gjithmonë kan mbrojtur kishat dhe vendet tjera fetare ne Kosovë. Nderkohe, mira Xhami, kasha, monumente fetare, dhe arkiva shqiptare jane shkatrruar nga trupat ushtarake dhe paramilitare Serbe qe nga pranvera 1998 deri ne fund te luftes me 1999. Ky shkatrrim massive është dokumentuar ne
6/Cloyes DioGuardi/US Senate
menyre perfide në një database elektronike dhe ekspozitë te titulluar"Libra te Djegur dhe Tempuj te Shkatrruar," nga Andras Riedlmayer I Univerzitetit të Hardvardit, I cili gjithashtu kishte deshmuar para Tribunalit te Hages per Krime ne kët tem, dhe nga nje grup shkollaresh te Kmunitetit Isamik ne Kosovë. Ne nje liber te titulluar Barbaritë Serbe Kunder Monumenteve Islamike ne Kosovës: shkurt 1998 deri më Qershor 1999.
Nuk ka asnje arsyetim per shkatrrimin e ndonje monumenti fetar, por nuk ka asnje arsyetim gjithashtu per keqinterpretimin e kesaj qeshtje nga Beogradi dhe perkrasit e tij mbrenda komunitetit fetar serb ne Kosovë. Perpjekja e regjimit te Milloshoviqit (e cila vazhdon edhe ne administraten e tanishme ne Serbi) per ti paraqitur shqiptaret si nje forcë potencialisht islamike estremiste ne zemer te Evropes dhe per te larguar vemendjen nderkomtare nga nje dekadë e okupimit dhe gjenocidit qe Serbia beri ne Kosovë eshte skandaloze. E gjithë kjo eshte dizajnuar per ti shkuar per shtati frikes perendimore per Islamin ne menyre që Serbia te fitoj edhe me shume tokë. Beogradi e dine se nuk do te arrijë te merr sovranitetitn mbi Kosovë, dhe keshtu tani eshte angazhuar ne nje fushat probaganistike per te ndar Kosovën. Tutje, Serbia nuk eshte realisht e interesuar ne kishat ortodokse ne Kosovën veriore ku shumica e serbeve jetojn sot, por në minjerat e Trepçës, një nga komplekset me te mdha minjerike dhe metalurgjike ne Evropë.
Tragjedia me e nadhe ne Kosovën e pasluftes eshte se makina probaganistike anti shqiptare, kryesuar nga nenpresidenti serb Nebojsha Qoviq, po arrin sukses ne krijimin e nje barazije false ne mes terrorizmit te sponzuruar nga shteti serb, I cili la mijëra shqiptarë te vdekur dhe miliona te zhvendosur, dhe akteve individuale te hakmarrjes te bera nga shqiptaret e rënduar psikologjokisht pas luftes. Ne një ndryshim ironic te fatit besimi edhe nje herë u be peng I probagandes kohegjatë serbe se shqiptaret janë nacionalistë radikal dhe pergjegjes per gjithcka negative ne Ballkan. Pasi qe pergjigjesija per diplomacy dhe mardhenje me jasht rezervohet nga Misioni i OKB ne Kosovë, pasi qe lideret e shqiptarëve te Kosovës kanë deshtuar ne te kuptuarit e nevojes per te shprehur aspiratat legjitime te Kosovarve per vetvendosje dhe pavarësi ne parlamentet dhe dhomat editoriale te botes, dhe pasi qe Kosova nuk ka sovranitet, opinioni nderkomtar gjat 5 viteve ka levizur nga ai i gjinocidi serb ne atë te mungessse progresit ne ndertimin e instuticioneve demokratike ne Kosove, shkeljen e te drejtave te njeriut ndaj serbeve, dhe korrupsionin. Shperdhimi tragjik i dhunes ne Kosove me 17 –19 Mars thuajse ka arritur te kompletojë këtë levizje te mendimit. Ne pergjigje te kerkeses se Kosoves per pavarësi, Keshilli i Sigurimit te OKB ka kerkuar plotsimin e "standardeve para statusit." "Standarded para statusit" eshte bere melodi e thuajse cdo qeverie, cdo instuticioni multirateral, dhe cdo OJQ nderkomtare. Eshte bere melodi edhe e disa partive kryesore te Kosoves. Nuk ka asgje te keqe me standardet. Por ne shkallen kur kjo politikë po behet mekanizem vonues, delë se e njejta eshte dizajnuar per te zëvendesuar politiken e "mbajtjes se Jugoslavisë se bashku per cfardo cmimi" ne nje formë te re. E gjithë kjo ka me pak te bejë me ndertimin e demokracis se sa deshiren e Evropes dhe Amerikës per te shtyrë zgjidhjen e statusit final te Kosoves. Nese Kosova duhet te prosperojë, ajo duhet te integrohet ne Paktin e Stabilitetit dhe te ket Çasje ne Banken Boterore dhe Fondin Monetar Nderkomtar. Nuk do te ket futje te mdha te kapitalit nga Evropa dhe Shtetet e
7/Cloyes DioGuardi/US Senate
Bashkuara gjersa Kosova te mos jet nje shtet Sovran. Pra, vonimi I statusit final eshte ber recet per minimin e qendrueshmeris politike dhe ekonomike te rajonit.
Pervec "standardeve para statusit" komuniteti nderkomtar ka pergaditur edhe dy mekanizma tjera politike per te vonuar zgjidhjen e statusit final. Keto janë kerkesat qe Kosova te behet nje "shtet multietnik" dhe te garantoj kthimin e nje numri substancial te serbeve qe leshuan apo u larguan nga Kosova ne fund te luftes. Por Kosova nuk eshte nje shoqeri multietnike, ajo eshte 95% shqiptare me disa pakica si serb (rreth 4%), boshnjak romë, ashkali, dhe turq. Komuniteti nderkomtar duhet te fokusohet ne vendosjen e sundimit te ligjit dhe rrespektimit si dhe mbrotjes se te drejtave te pakicave. Ne nje mas` ai edhe ka patur sukses ne ket drejtim, permes punes shume te mire te bere nga OJQ lokale si Kshilli per Mrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut, dhe agjensive qeveritare te SHBA si USAID. Por thirrja për "multietnicitet" dhe "kthim te serbeve" shume shpesh eshte perdorur si mjet propagandues nga Serbia per te bllokuar integrimin e pakices serbe te Kosoves ne shtetin e shumices shqiptare te Kosoves.
Beogradi vazhdon te manipulojë me nje numer te serbeve qe jetuan ne Kosove para lufte dhe qe tani duhen te kthehen. Shumica e serbeve te Kosoves te rinje dhe te afte nuk duan te kthehen pervec per te marrë grante per te ndertuar shtepitë e tyre, per te shitur ato, dhe per tu larguar nga Kosova pergjithmonë. Nderkohë Beogradi dhe aleatet e tij nuk zënë ne gojë nevojen per kthimin reciprok te serbeve ne shtepitë e tyre ne jug dhe shqiptareve ne shtepitë e tyre ne pjesen veriore te qytetit te Mitrovicës. Dhe per këtë ka nje arsyje. Qellimi perfundimtar i atyre qe e bejnë te ardhmen e Kosoves te bazuar me kthimin e refugjateve serbë nuk ka fare te bejë me respektimin e te drejtave te njeriut dhe civile te serbeve si dhe sundimin e ligjit, rregullit por ka per qellim ndarjen e Kosoves pergjatë vijave etnike apo dhenjes së "autonomisë substanciale" per Kosoven nen "Serbi dhe Mali i Zi."
Parlamenti i Kosoves dhe populli shqiptar nuk janë kunder kthimit te serbeve, por ata duan nje siguri nga komuniteti nderkomtar, udhëhequr nga SHBA, se pavarësia do tu jepet ne menyrë qe ata te largojne frigen legjitime te nje terrorizmi te ri te sponzuruar nga shteti serb. Sipas mendimit tim SHBA nuk eshte e përgaditur per te dhenë nje garanci te tille, perkundrazi une besoj se loja Amerikane eshte per ti "dhene" Kosovës "autonomi substanciale "nen Serbi, nje akt ky qe thjesht do te perforconte lidhjet ekonomike dhe politike te Evropes Perendimore me Beogradin te cilat janë ndertuar per mëse nje shekull nga racizmi anti shqiptar dhe gjaku shqiptar.
Mbi te gjitha fokusi i komunitetit nderkomtar ne "multietnicitet," ne mungesë te të drejtës per respektimin e vuajtjeve te kaluara, ekspozon atë qe eshte: Nje loje per te blerë kohë. Ne te njejtin drejtim gjithashtu shkon edhe theksi i vënë mbi "dialogun" ne mes Kosovës dhe Serbisë para zgjidhjes se statusit final. Kjo strategji e vazhdimit te prolongimit te jetes te nje federate Jugoslave te deshtuar nuk do te ketë sukses. Sic ka thene analistja e politikes se jashtme Georgie Anne Geyer ne nje artikull në lidhje me ngjarjet e 17-19 Marsit ne Kosove, "kaosi ne Ballkan ka lindur nga pavendosshmeria nga ana e
8/Cloyes DioGuardi/US Senate
perendimit, vecenarisht e Evropes dhe Kombeve te Bashkuar, dhe nga mosdeshira per te bere Serbinë te pranojë atë qe ka berë. …pavarësia per provincen e shumvuajtur te [Kosoves] nuk eshte vetem e drejtë por eshte edhe e paevitueshme."
Ne perfundim, eshte mendim i imi dhe i bordit te drejtorve te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane se celesi per paqe dhe stabilitet afatgjatë ne Evropen juglindore eshte nje Kosove e pavarur, e sigurt mbrenda kufijve te saj, dhe e aftë per ti pranuar grupet pakicë - pa i shikuar ato si nje lloj i kalit te Trojes. Celesi per te arritur ket eshte angazhimi i qendrueshem American ne Ballkan dhe deshira per t’ia berë te qartë Evropes Përendimore se pavarësia e Kosoves eshte rruga e vetme per te parandaluar luftë te re ne rajon.
# # #
HYRJE
Me 14 Korrik 2004, senatori Gorge Voinovich, anëtar i Komitetit per Mardhenje me Jashtë të Senatit të SHBA, kryesoi nje degjim te ketij Komiteti mbi “Politiken e SHBA drejt Evropes Juglindore: Puna e Paperfunduar ne Ballkan.” Voinovich, nje senator serbo-american nga Ohio, eshte autor i Rezolutes 326 te Senatit, qe denon,” dhunen etnike ne Kosovë,” te cilen ai e paraqiti me 31 Mars ne pergjigjje ndaj perleshjeve qe ndodhen ne Kosove prej 17 deri me 19 Mars. Senatori Joe Biden, demokrati number një ne ketë Komitet dhe bashkshponzorues i kesaj rezulute ishte pjesëmarres ne ketë ndegjim. Paneli i parë i deshmitareve perfshinte Kathy Stephens, asistente e zëvendes sekretarit per Evropen Jugore dhe Qendrore ne Departamentin e Shtetit, dhe Mira Ricardel ushtruese e detyres se asistentit te sekretarit per politiken nderkomtare te sigurisë ne Departamentin e Mbrotjes. Paneli i dytë perfshinte ambasadorin James Dobbins, drejtor i Qendres per Siguri Nderkomtare dhe Politikë Mbrojtese ne Korporaten RAND, Jame O’Brien, drejtor ne The Olbright Group, Ivan Vejvoda, drejtor ekzekutiv i Fondit te Ballkanit per Demokraci ne Fondit Gjerman te Marshallit nga Serbia dhe Mali i Zi, dhe Veton Surroi, botues i Koha Ditore nga Prishtina. Shirley Cloyes DioGuardi, këshilltare per ceshtje te Ballkanit pranë Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane dorzoi deshmi me shkrim ne perkrahje te pavarsisë se Kosoves tash, e cila u be pjese zyrtare e ketij degjimi. Ne mes atyre qe ofruan deshmi me goje, vetem Jame Dobbins u beri thirrje SHBA-ve dhe Unionit Evropian qe te perkrahin pavarësinë per Kosoven, me stipulimin qe pavarësia te behet dy vite nga tash “pasi qe te jenë permbushur nje numer të arsyeshem të standardeve ne nderkohe.” Pa deshminë e derguar nga Cloyes ne emer te Liges Qytetare Shqiptaro Americane, degjimi do te kishte dhene nje pershtypje te gabuar se kinse askush nuk e perkrahu pavarsinë e Kosoves tash.
ความคิดเห็น