ĒFARE REZERVON E ARDHMJA PER SHQIPTARET NE RIJM?

 

 

            Tani qė parlamenti maqedon ka miratuar paketėn e 15 amendamenteve kushtetuese qė rezultuan nga marrėveshja e Ohrit nė gusht 2001 dhe qė, siē pritet, duhet tė zgjerojnė tė drejtat kolektive tė shqiptarėve etnikė, ēfarė rezervon e ardhmja pėr shqiptarėt nė Republikėn ish-Jugosllave tė Maqedonisė (RIJM)? Deri nė ē’masė do tė zbatohen amendamentet? Ēfarė ndikimi ka pasur faktori ndėrkombėtar nė zhvillimet maqedone dhe cili do tė jetė roli i tij nė vitet qė do tė vinė? Megjithėse ėshtė shumė herėt t’u japėsh pėrgjigje tė plotė kėtyre pyetjeve, mund tė themi me siguri se nuk ka qenė vizioni demokratik qė i nxiti autoritetet maqedone tė nėnshkruajnė planin e paqes e tė miratojnė amendamentet. Po tė kishte qenė kjo e vėrtetė, ata duhej tė kishin bėrė me kohė ēka po detyrohen tė bėjnė tani.

            Pėr tė kuptuar mė mirė kėtė konkluzion dhe pėr tė pėrcaktuar nėse pushtetarėt sllavė maqedonas, tė sotėm e tė kaluar, janė “burra tė mirė” siē pėrpiqen tė hiqen, do tė krahasoj sė pari tė drejtat qė gėzojnė maqedonėt sllavė nė Shqipėri me tė drejtat e shqiptarėve nė RIJM. Pastaj, do tė analizoj ngjarjet e fundit dhe rolin e aktorėve tė ndryshėm, shqiptarė, maqedonė sllavė dhe komuniteti ndėrkombėtar.

 

Tė Drejtat e Maqedonėve nė Shqipėri

 

Pėr tė fshehur politikėn e tyre diskriminuese ndaj shqiptarėve, pushtetarėt maqedonė gjithmonė janė pėrpjekur tė largojnė vėmendjen e publikut nga ēėshtja shqiptare nė vendin e tyre duke e fryrė jashtė mase numėrin e “minoritetit” tė vogėl maqedon nė Shqipėri dhe duke pretenduar se ai nuk ka tė drejta.

Pėrdorimi i termit “minoritet” pėr maqedonėt nė Shqipėri na detyron t’i referohemi njė ēėshtjeje qė ka qenė dhe vazhdon tė jetė gangrenė e politikės shqiptare pėr njė kohė tė gjatė. Eshtė e modės dhe oportune sot nė Shqipėri qė ēdo bashkėsie njerėzish nga ndonjė vend tjetėr, qė ėshtė ngulitur nė territorin shqiptar gjatė kohėve, pavarėsisht se sa e vogėl nė numėr tė jetė, t’i bashkėngjitet termi “minoritet”. Maqedonėt nė Shqipėri hyjnė pikėrisht nė kėtė kategori. Ata nuk jetojnė pranė e pranė me bashkėkombėsit e tyre dhe zonat ku ata aktualisht ndodhen, janė vazhdim i trojeve shqiptare tė pėrtejkufirit, qė banohen nga shqiptarė dhe jo territor i shkėputur prej vendit tė tyre tė origjinės. Ata pa tė drejtė janė ngritur nė statusin e pakicės kombėtare.

E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr “pakicat e tjera kombėtare” nė Shqipėri. Zonat ku ato jetojnė janė gjithashtu vazhdim i territoreve tė lashta shqiptare tė pėrtej kufirit, tė banaura nga shqiptarė, megjithėse pjesė tė kėtyre trojeve banohen sot edhe nga popullsi tė tjera pėr shkak tė ndryshimeve demografike qė kanė ndodhur. Kėto ndryshime janė rezultat i spastrimit etnik e politikave tė tjera qė kanė ndjekur vendet fqinjė pėr tė vendosur tė ardhur nga brendėsia duke larguar popullsinė vendase.

Pra, ėshtė absurde tė flitet pėr prani pakicash kombėtare nė kutpimin e vėrtetė tė fjalės brenda territorit tė shtetit shqiptar. Kėta tė huaj tė ngulitur nė territor shqiptar shumė-shumė mund tė krahasohen me homologėt shqiptarė nė Egjipt, Siri, Ukrainė, Bullgari, Suedi e vende tė tjera, ose me emigrantėt shqiparė qė janė vendosur kohėt e fundit nė Greqi.

 

Nė Shqipėri ka nėntė fshatra tė banuar nga maqedonė, qė ndodhen nė zonėn e Prespės, dhe qė kanė rreth katėr mijė banorė. Me kalimin e kohės, maqedonė nga Prespa kanė shkuar nė pjesė tė tjera tė vendit pėr punė ose pėr shkak tė emėrimeve nė punė mė tė mira zyrtare, mirėpo, duke qenė tė paktė nė numėr dhe shumė tė shpėrndarė, ata duket se janė integruar nė shoqėrinė shqiptare.

            Lidhjet e maqedonėve nė Prespė me RIJM janė rritur shumė gjatė viteve. Mė shumė se 30 pėrqind e kėtyre shtetasve shqiptarė origjina maqedone e tė cilėve vihet nė pikėpyetje, kanė marrė shtetėsinė dhe pashaporta maqedone sipas lajmeve tė shtypit shqiptar. Tregtinė e bėjnė kryesisht me atė vend. Autoritetet maqedone i ndihmojnė maqedonėt nė Prespė me dėrgesa veshmbathjeje, kėpucė e libra pėr shkollat e tyre. Nė gjithė dyqanet dhe klubet e zonės, shikon nė vende tė dukshme simbole sllavomaqedone pėrfshirė edhe diellin, simbolin e maqedonėve tė lashtė, qė maqedonėt e sotėm sllavė e kanė bėrė padrejtėsisht tė tyren. Nė shkollat, parrullat dhe shpalljet shkruhen nė maqedonisht dhe shqip, kurse Radio Korēa transmeton ēdo ditė njė buletin lajmesh nė gjuhėn maqedone. Fėmijėve tė shkollave fillore u jepen mėsimet nė maqedonisht. Nė klasėn e shtatė ata fillojnė studimin e gjuhės dhe tė letėrsisė maqedone si dhe tė historisė sė popullit maqedon si lėndė tė veēanta.  Eshtė nė plan qė nxėnėsit tė studiojnė gjuhėn maqedone edhe nė dy vitet e para tė shkollės sė mesme.

Mund tė shikosh madje edhe fėmijė tė vegjėl tė mbajnė flamurin maqedon. Priftėrinj nga RIJM kryesojnė meshėn dhe ceremoni tė tjera fetare, qė zhvillohen nė gjuhėn maqedone nė Prespė, nė njė kohė kur klerikėt shqiptarė nga Shqipėria nuk lejohen tė shkojnė pėr tė predikuar nė RIJM. Gjithė autoritetet nė nivel fshati dhe nė komunat janė maqedonė, kurse shumė tė rinj maqedonė janė punėsuar nė policinė e zonės. Maqedonė nga Prespa janė edhe zyrtarė nė nivel prefekture. Nuk mund tė mohohet fakti se nė bazė tė ligjit ekzistues komuniteti maqedon prej katėr mijė anėtarė ėshtė aq i vogėl sa nuk mund tė nxjerrė as edhe njė deputet tė vetėm pėr parlament nė bazė tė ligjit ekzistues.

 

Diskriminim i Institucionalizuar

ndaj Shqiptarėve nė RIJM

 

            Pėr tė kuptuar mė mirė situatėn e maqedonėve nė Shqipėri dhe sa para shqiptarėve nė RIJM janė ata de jure dhe de facto pėr sa i pėrket nivelit tė tė drejtave qė gėzojnė nė proporcion me numrin e tyre, ėshtė e nevojshme tė shqyrtojmė disa nga problemet qė shqiptarėt atje gjithmonė kanė hasur dhe si e konsiderojnė statusin e tyre vėzhgues neutralė. Nė aspektin thjesht numerik, komuniteti maqedon nė Shqipėri as qė mund tė krahasohet me popullsinė shqiptare nė RIJM ku, sipas vlerėsimeve shqiptare, ka rreth 800, 000 shqiptarė. Megjithatė, versioni zyrtar maqedon pėrcakton se shqiptarėt pėrbėjnė 22.9 pėrqind tė njė popullsie dy milionėshe. Vetėm njė regjistrim i paanshėm nėn mbikqyrje ndėrkombėtare mund tė pėrcaktojė numrin e saktė tė shqiptarėve nė shtetin maqedon.

            Pėr sa u pėrket tė drejtave, ekziston njė hendek i madh midis tė drejtave tė 4,000 maqedonėve nė Shqipėri dhe tė drejtave tė 800, 000 shqiptarėve nė RIJM. Ky hendek bie mė shumė nė sy po tė kemi parasysh faktin se shqiptarėt atje janė popullsia e dytė mė e madhe edhe sikur tė pranojmė vlerėsimin zyrtar prej 22.9 pėrqind. Analistė nė perėndim janė tė njė mendimi rreth trajtimit tė shqiptarėve nga autoritetet maqedone si shtetas tė kategorisė sė dytė. Raporti i Departamentit amerikan tė Shtetit pėr gjendjen nė secilin vend i vitit 2000, thekson se “diskriminimi shoqėror … ndaj shqiptarėve etnikė ėshtė problematik”. Komisioni Evropian kundėr Racizmit dhe Intolerancės ka venė nė dukje se “diskriminimi nė Maqedoni ėshtė nė shkallė tė gjerė”. Grupi Ndėrkombėtar i Krizave debaton qė “nė rast se qeveria maqedone ėshtė kundėr federalizimit, atėherė ajo duhet tė shpallė angazhimin e saj ndaj integrimit tė plotė dhe tė barabartė tė tė gjitha kombėsive”.

            Realiteti i diskriminimit tė institucionalizuar kundėr shqiptarėve nė RIJM ka qenė shprehur hapur nė paragrafin e parė tė preambulės sė Kushtetutės sė Republikes sė Maqedonisė:

 

            “… fakti historik se Maqedonia ėshtė krijuar si shtet nacional i popullit maqedon, nė tė cilin sigurohet barazi e plotė si shtetas dhe bashkekzistencė e pėrhershme me popullin maqedon pėr shqiptarėt, turqit, vllehėt, romėt dhe kombėsitė e tjera qė jetojnė nė Republikėn e Maqedonisė…”

 

Kjo deklaratė injorin hapur faktin qė shqiptarėt pėrbėjnė grupin mė tė madh etrnik nė vend dhe i vė ata nė njė plan me pakicat kombėtare, tė cilat pėrbėjnė njė pėrqindje shumė tė vogėl nė numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė. Ky formulim, tregues i qartė se ēfarė shteti krijuan maqedonėt mbas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, bie nė kundėrshtim me pjesė tė tjera tė kushtetutės, qė e shpallin vendin si shtet civil dhe demokratik i cili garanton tė drejtat njerėzore, tė drejtat qytetare dhe barazinė etnike. Pėr mė tepėr, ka analistė qė japin tė kuptohet se midis paragrafit tė parė tė preambulės sė Kushtetutės maqedone dhe amendamenteve tė miratuar nuk ka ndonjė ndryshim tė madh. Duke shprehur dyshimet e veta ndaj ndryshimeve kushtetuese, analisti i BBC-sė pėr Evropėn Juglindore, Gabriel Partosh, shkruan se “versioni qė u pranua mė nė fund duket se vė shumicėn maqedone nė njė plan mė tė dukshėm se komunitetin etnik shqiptar”.

Gjithashtu, nuk duhet harruar Ligji diskriminues i vitit 1992 pėr Shtetėsinė nė Maqedoni, nė bazė tė tė cilit shumė shqiptarėve u ėshtė hequr e drejta e votės. Sipas kėtij ligji, qė tė cilėsohesh shtetas, kryetari i familjes duhet tė provojė se ka jetuar nė Republikėn ish-Jugosllave tė Maqedonisė (RIJM) 15 vitet e fundit nė vazhdimėsi. Meqė shumė kryetarė familjesh shqiptare punojnė jashtė shtetit pėr tė mbajtur familjet, mė shume se 120, 000 shqiptarė kanė humbur tė drejtat pėr shtetėsi qė i gėzonin para se RIJM tė shpallte pavarėsinė nga ish-Jugosllavia. Ata klasifikohen “emigrantė tė paligjshėm” megjithėse familjet e tyre kanė jetuar nė tė njėjtin truall shekuj me radhė.

 

Qeveritė maqedone nė vazhdimėsi kanė minuar zhvillimin e kulturės shqiptare. Sipas tė dhėnave statistikore nga RIJM, si taksapagues, shqiptarėt kontribuojnė tė paktėn 22.9 pėrqind tė buxhetit shtetėror (sipas statistikės zyrtare pėr numrin e popullisė shqiptare). Ēdo vit, qeveria maqedone jep rreth 50, 000, 000 DEM pėr veprimtari kulturore. Nga kjo shumė ajo jep jo mė shumė se 500, 000 DEM nė vit, pra, vetėm 1 pėrqind, pėr veprimtari kulturore shqiptare. Diferenca duket mė se e qartė.

Nė RIJM ndodhen aktualisht 165 institucione kulturore me 2, 900 tė punėsuar. Nė numrin e pėrgjithshėm tė institucioneve, vetėm dy institucione shqiptare ndihmohen nga ministria e Kulturės: teatri shqiptar dhe ansambli folklorik shqiptar “Emin Duraku”. Kėto dy institucione kanė sė bashku 50 nėpunės. Ministria e Kulturės paguan edhe disa shqiptarė qė punojnė nė institucione tė tjera kulturore. Dy shqiptarė janė punėsuar nė bibliotekat “Cvetan Dimov” dhe “Kiril i Metodij” nė Shkup. Tre janė tė punėsuar nė Tetovė (njė nė pallatin e Kulturės dhe dy nė bibliotekėn “Kosta Racin”), dhe njė tjetėr nė bibliotekėn e Strugės. Pra, nga 2, 900 punonjės nė institucionet kulturore tė vendit, vetėm 56 janė shqiptarė.

 

Brutaliteti policor kundėr shqiptarėve nė shtetin maqedon ka qenė mbizotėrues. Nė vitin 1992, policia rahu pėr vdekje njė tė ri shiptar. Shitja e cigareve kishte qenė krimi i tij i vetėm. Nė demonstratat qė pasuan, u vranė katėr shqiptarė tė tjerė. Nė shkurt 1995 u vra njė shqiptar, 28 tė tjerė u plagosėn dhe njė numėr i madh protestuesish u burgosėn nė kohėn kur shqiptarėt tentuan tė hapnin Universitetin nė gjuhėn shqipe tė Tetovės meqė shqiptarėt pėrbėnin vetėm 1.5 deri 2 pėrqind tė studentėve qė frekuentonin dy universitetet shtetėrore tė vendit. Kėrkesa pėr arsimim nė gjuhėn shqipe u konsiderua krim. Nė 1997, kur mijra shqiptarė u mblodhėn nė Gostivar pėr tė protestuar kundėr heqjes sė flamurit shqiptar qė ishte ngritur jashtė ndėrtesės bashkiake dhe kundėr arrestimit tė kryetarit tė tyre tė Bashkisė, policia maqedone pėrdori forcėn duke vrarė tre shqiptarė, plagosur mė shumė se katėrqind e burgosur pesėqind tė tjerė. Shumė nga tė arrestuarit iu nėnshtruan torturave tė egra. Kryetari i Bashkisė Rufi Osmani u dėnua me 13 vjet burg sepse kishte ngritur flamurin shqiptar nė Bashki pėrbri flamurit maqedon megjithėse qeveria kishte dhėnė miratimin pėr njė gjė tė tillė mė parė. Mė vonė, ajo e anuloi atė, por kėtė e bėri nė orėt e hershme tė mėngjezit, para agimit. Askush nuk kishte dijeni pėr anulimin e miratimit kur mė shumė se katėr mijė policė me tanke hynė nė qytet. Rufi Osmani u lirua mbas njė viti nė sajė tė fushatės qė drejtoi Liga Qytetare Shqiptare Amerikane dhe Partia Demokratike e Shqiptarėve nė RIJM. Shpresojmė se ngjarjet e kohėve tė fundit i kanė ndihmuar autoritetet maqedone tė vendosin pėr tė hequr praktikėn e burgosjes sė shqiptarėve deri me tre vjet burg nė rast se kapeshin duke mbajtur flamurin shqiptar.

Ngjarjet e pėrgjakshme nė RIJM nė vitin 2001 dhe demaskimi i plotė i politikės sė shtypjes e diskriminimit qė kanė ndjekur qeveritė maqedone ndaj shqiptarėve nuk mundėn t’i bėnin pushtetarėt maqedonė tė ndėrronin rrugė. Raporti me titull Krime Kundėr Civilėve: Abuzime nga forcat maqedone nė 10-12 gusht, 2001, nė Ljuboten, nga Human Rights Watch nė 5 shtator, 2001, thekson: “Trupat policore maqedone vranė gjashtė civilė dhe dogjėn tė paktėn 22 shtėpi, plevica dhe dyqane gjatė sulmit shtėpi mė shtėpi nė fshat nė 12 gusht. Qindra shqiptarė civilė qė u munduan tė largoheshin nga Ljuboteni, iu nėnshtruan keqtrajtimeve tė mėtejshme. Vullnetarė  maqedonė etnikė rrahėn tre burra deri sa kėtyre u ra tė fikėt para syve tė policisė maqedone nė 12 gusht. Njė nga burrat u qėllua nė kokė nga policė maqedonė ndėrsa u pėrpoq tė shpėtonte. Policėt veēuan mė shumė se njėqind burra dhe djem tė rinj nga gratė dhe fėmijėt dhe i ēuan nė stacione policie nė Shkup, ku iu nėnshtruan rrahjeve shtazarake. Megjithėse Atullah Qaini, 35 vjeē, kur u muar nga policia nė fshat ishte gjallė, trupi i tij i rrahur shtazėrisht dhe i copėtuar u tėrhoq mė vonė prej morgut tė qytetit nga familjarėt”. Abuzimet nga forcat maqedone nė Ljuboten nuk kanė qenė tė vetmet pėr tė cilat Human Rights Watch ka sinjalizuar.

Masakra nė Ljuboten ndodhi nė prag tė marrėveshjes sė paqes, tė cilėn Sekretari i Pėrgjithshėm i Natos, Lord Robertson, e quajti “moment tė shėnuar nė historinė e Maqedonisė”. Nė tė njėjtėn kohė, Human Rights Watch kėrkoi hetim tė menjėhershėm si dhe hetime pėr rolin e ministrit tė Brendshėm maqedon Ljube Boskovski i cili ishte i pranishėm nė fshat nė 12 gusht kur u bėnė dhunimet mė tė tmershme. Elizabeth Andersen, drejtoreshė ekzekutive e Grupit tė tė Drejtave tė Njeriut pėr seksionin e Evropės dhe tė Azisė Qendrore ėshtė cituar tė ketė thėnė se “abuzimet nė shkallė tė gjerė tė policisė janė shkėndijė nė potencė qė mund tė rindezin konfliktin nė Maqedoni. Nuk mund tė presim deri sa policia tė ristrukturohet gradualisht gjatė tre viteve tė ardhshėm. Pėr tė ndaluar abuzimet, nevojiten hapa tė menjėhershėm, pėrfshirė monitorim dhe dhėnie llogari”.

 

Realiteti i Racizmit anti-Shqiptar

 

Nuk kemi parė nė asnjė vend nė botėn bashkėkohore qė njerėzit e thjeshtė tė dalin nė rrugė pėr tė protestuar kundėr arsimimit tė bashkėqytetarėve tė tyre nė gjuhėn amtare. Askund nuk kemi parė popullin e njė vendi qė e quan veten demokraci, tė kėrkojė qė populli i njė kombėsie tjetėr tė digjet nė dhomat e gazit. “Za shiptari, gazna komora” [Dhoma gazi pėr shqiptarėt] lexohej nė pankartat qė mbartnin maqedonėt kur sulmuan parlamentin mbas evakuimit tė luftėtarėve shqiptarė prej njė fshati nė rrethinat e kryeqytetit tė Shkupit, nė qershor 2001. E njėjta parullė mund tė lexohej edhe nė pankartat nė stadiumet e futobollit shumė kohė para se tė fillonte kryengritja.

Kur parlamenti filloi debatin rreth planit tė paqes arritur nė Ohėr me ndėrmjetėsim perėndimor pėr tė drejtat e shqiptarėve, tė nguliturit sllavomaqedonė nė tokė shqiptare pėrsėri protestuan sikur dhėnia tė drejta shqiptarėve do tė ishte dhunim i tė drejtave tė tyre. Gjatė manifestimeve tė protestės, nė murret e jashtme tė objekteve fetare shqiptare, fanatikė maqedonė vizatuan kryqe tė thyer dhe shkruan “Vdejke shiptarėve”. Ky qėndrim racist i maqedonėve tė zakonshėm, qė mbėshtesin policinė kur keqtrajtohen shqiptarėt vazhdon akoma. Pak ditė pas miratimit tė amendamenteve kushtetuese, pesė shqiptarė qė po shoqėronin fėmijėt e tyre pėr shkollė, u ndalėn nga policia, u hoqėn zvarrė me forcė nga vetura, dhe u rrahėn nga policėt dhe kalimtarėt.

Maqedonėt kanė hyrė nė histori edhe pėr demonstratat e tyre tė protestės kundėr vendosjes sė pėrkohshme nė territorin maqedon tė refugjatėve boshnjakė, tė cilėt natyrisht do tė ktheheshin nė vendin e tyre mbas mbarimit tė luftės.

Megjithėse populli sllavomaqedon mund tė mos fajėsohet qė ėshtė mėsuar t’i konsiderojė shqiptarėt si inferiorė, ai duhet tė ndihmohet tė kapėrxejė trashėgiminė e shovinizmit dhe tė racizmit. Pėr kėtė qėllim, qeveria maqedone e ka pėr detyrė tė nisė njė program pėr t’i edukuar maqedonėt nė frymėn e tolerancės ndaj kombėsive tė tjera dhe pėr tė ērrėnjosur nga radhėt e tyre mentalitetin anti-shqiptar. Ose, siē theksoi Arben Xhaferi, udhėheqės i Partisė Demokratike tė Shqiptarėve nė RIJM mbas aprovimit tė ndryshimeve nė kushtetutė, “Riparuam kushtetutėn dhe tani duhet tė riparojmė mentalitetin qė shkaktoi konfliktin etnik”. Sipas shumė analistėve, ky proces do tė jetė shumė i vėshtirė, nė mos i pamundur, pėr t’u realizuar, por RIJM nuk mund tė mbijetojė nė qoftė se nuk i kundėrvihet racizmit tė vet.

 

Lufta nė RIJM dhe Ndikimi i Ushtrisė Nacional Ēlirimtare

 

Pushtetarėt sllavomaqedonė kanė qenė nė mėnyrė konsekuente tė pasinqertė pėr sa i pėrket nivelit tė tė drejtave pėr shqiptarėt. Bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta njohė kėtė fakt po tė ketė parasysh ngjarjet qė ndodhėn mbasi disa shqiptarė morėn armėt nė shkurt 2001 nėn flamurin e Ushtrisė Nacional Ēlirimtare (UNĒ). Nė pėrpjekjet e tyre pėr tė mashtruar perėndimin, drejtuesit sllavomaqedonė kanė kėmbėngulur se shqiptarėt gjithmonė kanė gėzuar tė drejta tė barabarta. Po tė ishte kjo e vėrtetė, atėherė pse ranė dakord nė gusht 2001 pėr t’u dhėnė shqiptarėve po ato tė drejta qė nė fakt atyre gjithmonė ua kanė mohuar? Nė qoftė se nuk do tė ishte kryengritja e UNĒ-sė, tė cilėn shqiptarėt qė rrėmbyen armėt, e kanė konsideruar si mjetin e fundit, a do tė “mbėshtetej me shumicė plani i paqes nga parlamenti maqedon pėr t’i dhėnė fund konfliktit tė armatosur si shkėmbim pėr pėrmirėsimin e tė drejtave tė pakicės”? Meqė dorėzimi i armėve nga UNĒ-ja dhe pranimi nga ana e pushtetarėve sllavomaqedonė pėr tė pėrmirėsuar tė drejtat “minoritare” ishin kaq ngushtė tė lidhura me njėra-tjetrėn, rezulton se kryengritja, qė nuk ishin tė paktė ata qė e mallkuan, duhet tė ketė luajtur rol vendimtar nė arritjen e rezultatit tė tanishėm. Sikur tė mos kishte kryengritje, autoritetet maqedone nuk do ta pranonin realitetin dhe nuk do tė kishin dėgjuar zėrin e arsyes, kurse lufta politike e shqiptarėve nuk do tė kishte as vitalitet as substancė. Rezultati i saj gjithashtu u mesoi shqiptarėve se liria nuk falet dhe se bashkėsia ndėrkombėtare merr seriozisht vetėm ata qė janė tė gatshėm tė paguajnė mė shumė me gjak.

Nė retrospektivė, lufta nė RIJM u zhvillua midis njė ushtrie tė rregulltė, Ushtria Nacional Ēlirimtare, qė luftonte pėr tė drejtat e shqiptarėve kur u bė mėse e qartė se strategjia “vetėm luftė politike” kishte dėshtuar, dhe makinės shtetėrore maqedone, qė pėrpiqej tė ruante statukuonė. Kėtu qėndron edhe ngjashmėria e saj me luftėn e shqiptarėve tė Kosovės kundėr shovinizmit serb. Lufta nė Kosovė u zhvillua midis popullit shqiptar, i pėrfaqėsuar nga UĒK [Ushtria Ēlirimtare e Kosovės], qė luftonte pėr liri kundėr skllavėrisė serbe dhe makinės shtetėrore serbe, ushtrisė, policisė sekrete, paraushtarakėve, qė u pėrpoqėn tė mos e lėshonin Kosovėn. Po kėshtu, lufta nė RIJM filloi si kryengritje kundėr njė qeverie qė i shtypte shqiptarėt dhe ndiqte politikėn pėrēa e sundo duke i diskriminuar ata dhe duke u siguruar sllavėve pozitė tė privilegjuar, politikė e cila e theksoi mė shumė polarizimin ekzistues tė shoqėrisė maqedone nė baza etnike. Qeveritė maqedone, nė tė kaluarėn dhe sot, janė munduar tė ngulisin nė mendjen e maqedonėve tė thjeshtė se armiku janė ata qė ndodhen nė anėn tjetėr tė vijės ndarėse etnike. Kjo ėshtė pikėrisht e njejtė me ēfarė kanė bėrė qeveritė serbe duke indoktrinuar serbėt kundėr shqiptarėve. Zhvillimet deri sot kanė provuar se, ndėrsa kjo taktikė ka pasur sukses ndėr maqedonėt, ajo ka dėshtuar plotėsisht pėr sa u pėrket shqiptarėve. Kėta tė fundit luftėn e bėnė kundėr forcave tė armatosura dhe jo kundėr civilėve. 

Pavarėsisht se lufta e njėrės palė pėr tė arritur lirinė dhe e tjetrės pėr ta mbajtur atė tė shtypur pėrbėn bazėn e ngjashmėrisė, midis luftės nė RIJM dhe luftės nė Kosova ka edhe dallime. Megjithėse shovinizmi maqedon nuk ėshtė mė pak agresiv se ai serb, nė krahėsim me homologen serbe, makina shtetėrore maqedone ėshtė tepėr e pafuqishme pėr tė avancuar hapur agjendėn e saj nacionaliste. Lufta e Kosovės u mėsoi autoriteteve maqedone se me alternativėn ushtarake nuk do tė arrinin asgjėkundi pėr shkak se nuk do tė ishin nė gjendje tė shtypnin kryengritjen shqiptare me mjetet qė kishin nė dispozicion. Pėrveē kėsaj, edhe sikur t’u vinte mendja pėr ndonjė aventurė ushtarake nė shkallė tė gjerė sipas modelit serb tė politikės sė tokės sė djegur nė Kosovė, duke llogaritur edhe vendet ortotokse nė rajon e mė tej, tė cilėt nxituan t’i ndihmojnė me mjete ushtarake, ata nuk ishin tė sigurtė se si do tė reagonte perėndimi.  Maqedonia sllave nuk mund tė futej nė luftė me perėndimin siē bėri Serbia.

Pjesėmarrja e shqiptarėve nė qeveri, megjithėse jo vendimtare, ushtroi ndikim moderues nė ngjarjet, faktor i cili mungonte nė kontekstin e Kosovės. Atje, shqiptarėt kishin shpallur republikėn e tyre dhe pavarėsinė, qė do tė thoshte se ata refuzonin kategorikisht tė ishin pjesė e Serbisė apo tė punonin brenda strukturave politike serbe. Nė RIJM, sipas deklaratave tė tyre publike, shqiptarėt nuk synonin tė shkėputeshin nga shteti maqedon. Lufta e tyre, ushtarake dhe politike, ishte e kufizuar vetėm nė kuadrin e sigurimit tė tė drejtave tė barabarta pėr popullsinė shqiptare. Prania e huaj nė RIJM gjithashtu ushtroi ndikim moderues nė drejtim tė tė dyja palėve, kurse nė Kosovė e Serbi, perėndimi ishte i privuar nga mundėsia pėr tė ndikuar nė zhvillimet nga brenda.

Nė Kosovė, lėvizja pacifiste e Lidhjes Demokratike tė Kosovės nėn drejtimin e Ibrahim Rugovės u tregua e paefektshme dhe tepėr pasive pėr mobilizimin e popullit tė paktėn nė mosbindje civile. Rugova e konsideronte mospėrdorimin e dhunės si tė vetmin opsion tė nevojshėm moral, ndėrsa pėr moto kishte “mė mirė tė mos bėjmė gjė e tė mbetemi gjallė sesa tė masakrohemi” sipas njė deklarate  tė tij nė vitin 1992, cituar nga Tim Judah nė njė artikull botuar nė Wall Street Journal nė 7 prill, 1999. Mbasi dėshtoi nė frontin e brendshėm, ai filloi udhėtimet jashtė shtetit dhe takimet me udhėheqės tė botės sė jashtme. Kjo krijonte iluzionin se liria do tė vinte ndonjėherė nė tė ardhmen nė mėnyrė paqėsore, nėpėrmjet ndonjė ndėrhyrjeje diplomatike, apo mbasi Milosheviēi tė humbiste nė zgjedhje ose tė pėrmbysej. Ky ishte edhe kėndvėshtrimi i liderėve tė perėndimit. Kėta e katandisėn ēėshtjen e shumanshme tė demokracisė nė Sėrbi deri nė nivelin e fatit tė njė individi, tė Milosheviēit, dhe jepnin tė kuptohej se demokraci nė Sėrbi do tė thoshte demokraci e liri edhe nė Kosovė. Nė fakt, lėvizja e Rugovės u injorua nga bashkėsia ndėrkombėtare nė njė kohė kur serbėve tė Bosnjės, pėrgjegjės pėr aktet mė tė rėnda tė gjenocidit nė Evropė mbas fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore, iu dhurua njė minishtet nė Bosnjė.

Ngjarjet para kryengritjes treguan se edhe nė RIJM mbizotėronte njė situatė pacifiste, kurse qėndrimi i perėndimit edhe kėtu nuk ishte i ndryshėm. Strategjia “vetėm luftė politike” po ēonte gradualisht nė fund pa krye dhe nė paralizimin e faktorit politik shqiptar. Tė vetėdijshmm pėr ngjarjet qė po afroheshin dhe duke pasur frikė nga njė konflikt i hapur i armatosur, politikanėt u pėrpoqėn tė provonin se nė fushėn e tė drejtave tė shqiptarėve ishin gadi disa pėrmirėsime duke hapur fjalė se udhėheqėsit shqiptarė nga momenti nė moment do tė siguronin lėshime prej presidentit maqedon Boris Trajkovski. Pra, ishte i njėjti avaz i pėrsėritur pa pushim pėr mė shumė se njė dekadė.

Konflikti maqedon nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pėrkufizohet si luftė e njė grupi etnik kundėr njė grupi tjetėr etnik, siē pėrpiqen tė provojnė disa. Konflikti do tė kishte evoluar nė njė luftė tė tillė po t’u ishte dhėnė dorė e lirė ultranacionalistėve dhe nė qoftė se komuniteti ndėrkombėtar nuk do tė kishte qenė i pranishėm. Roli konstruktiv i shqiptarėve, tė cilėt u ruajtėn nga provokimet e palės maqedone, luajti rol tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim. Faktori supremacist sllavomaqedon, qė e ēfaqi veten nė skenarė tė tillė tė shėmtuar si demonstrata proteste anti-shqiptare, plaēkitje dhe djegie, doli nė ballė kur kjo u pa e nevojshme nga politikanėt, qė gjithmonė kanė lėvizur fijet. Duke shfrytėzuar aspektin emotiv politik dhe etnik, ata frynė zellin nacionalist dhe nxitėn urrejtjen raciste nė shtresat mė tė prapambetura tė shoqėrisė maqedone. Qėllimi ishte tė pėrdoreshin tė ashtuquajturat protesta popullore pėr tė justifikuar mosdashjen e tyre pėr tė pranuar planin e paqes dhe pėr tė bėrė presion ndaj shqiptarėve dhe ndėrmjetėsve ndėrkombėtarė. Sapo politikanėt maqedone dhanė pėlqimin pėr ndryshimet kushtetuese, popullata nuk dolli mė nė rrugė.

Fushata anti-shqiptare e autoriteteve sllavomaqedone dhe demonstratat e turbullirat e shtresave mė raciste tė popullsisė bėheshin paralel me deklaratat e politikanėve dhe mbrojtėsve “tė pėrkushtuar” tė paqes e demokracisė nė vendet e tjera. Kėta tė fundit u shprehėn kundėr shqiptarėve sepse lufta e tyre e prishi paqen e remė nė ish-republikėn e vogėl jugosllave dhe demaskonte si fallsitet demokracinė e ashtuquajtur maqedone tė sponsorizuar nga perėndimi. Megjithėse mė vonė e ulėn tonin e deklaratave, zyrtarė tė lartė perėndimorė i binin tė njėjtit avaz si edhe pushtetarėt maqedonė. Ata e etiketuan luftėn e armatosur tė shqiptarėve si “terrorizėm” nė njė pėrpjekje pėr tė dekurajuar gjithė ata qė do ta mbėshtesnin apo do to ngriheshin kundėr statukuosė shtypėse. Kishte nga ata qė e quajtėn kryengritjen shqiptare opsion mesjetar nė Evropėn e qytetėruar, qė do tė largonte nė mėnyrė fatale perėndimin prej tyre.

Duke mbėshtetur idenė qė shqiptarėt nė Ballkan tė sakrifikojnė ēdo gjė nė altarin e Evropės, deri nė atė pikė sa Sėrbia tė vazhdojė tė luajė rolin e “Jugosllavisė” dhe RIJM tė vazhdojė tė quhet “oaz i paqes” [frazė e pėrdorur nga ambasadorja maqedone nė OKB pėr vendin e vet nė njė takim nė Shkollėn JFK tė Qeverisjes nė Harvard, Boston, nė  fillim tė vitit 1998], shqiptarėt u kėshilluan t’i hidhnin sytė drejt Evropės dhe tė hiqnin dorė nga radikalizmi. Atyre iu qa halli sepse ishin mė tepėr se ē’duhej proamerikanė dhe se si shumė shpresa mbanin tek Amerika. Madje, edhe ndjenja popullore proamerkane e shqiptarėve, ndjenjė legjitime qė i ka rrėnjėt nė histori, u quajt si jashtė ēdo realiteti.

Duhet theksuar se nė tė vėrtetė shqiptarėt presin qė si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Evropa e sotme demokratike tė mbėshtesin ēėshtjen e tyre tė drejtė sepse ata e shikojnė perėndimin si njė e tė pandarė kur ėshtė fjala pėr tė mbrojtur demokracinė e lirinė. Secila pjesė kontribuon nė tė tėrėn pėr tė mos lejuar qė parimet tė preken. Nė kėtė kuptim, shqiptarėt nuk i veēojnė kėto dy pjesė tė pandara tė perėndimit, megjithėse, pėr tė qenė besnikė ndaj historisė, duhet tė pohojmė se ata u detyrohen amerikanėve pėr ekzistencėn e njė shteti tė vogėl e tė varfėr shqiptar dhe se e dinė fare mirė qė copėzimi i trojeve tė tyre ėshtė vepėr e fuqive evropiane. Nė fakt, nėse evropianėt do ta shikonin realitetin nė sy, atyre do t’u duhej tė pranonin se lufta e shqiptarėve si nė RIJM ashtu edhe nė Kosovė ėshtė sfidė qė i bėhet zgjidhjes qė Evropa i ka dhėnė ēėshtjes shqiptare. Pra, edhe dėnimi mė i rreptė i kryengritjes shqiptare nė RIJM u bė nga udhėheqės evropianė, tė cilėt duhet tė dinė gjithashtu se problemet e sotme tė shqiptarėve nė Ballkan nuk janė vepėr e vetė popullit shqiptar. Pėr sa i pėrket luftės nė Kosovė, duhet theksuar se futja e Evropės nė koalicionin e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara ishte njė lėvizje pėr tė mos u turpėruar para botės nė njė situatė tė jashtėzakonshme kur ofensiva serbe synonte tė ēfaroste njė popull tė tėrė.

 

Ēka kritizerėt dhe ata qė i dėnuan luftėtarėt shqiptarė harruan ishte rėndėsia dhe roli krucial i kryengritjes dhe i luftės politike tė shqiptarėve nė ndihmėn qė ato dhanė pėr tė zgjidhur problemet e brendshme tė RIJM dhe pėr ta afruar shoqėrinė maqedone me demokracinė. E parė nga ky kėnd, lufta e armatosur dhe politike e shqiptarėve ishte njė operacion kirurgjikal pėr tė shpėtuar pacientin. Duke luftuar pėr tė drejtat e veta, shqiptarėt luftuan edhe pėr emancipimin e bashkėqytetarėve tė tyre sllavomaqedonė prej njė mentaliteti tė prapambetur qė justifikon shtypjen e popujve tė tjerė.

Nė qoftė se nuk harrohen mėsimet e historisė, njė komb interesat e grupit dominues tė tė cilit pėrdoren si justifikim pėr tė shtypur grupet e tjera nė asnjė mėnyrė nuk mund tė ndėrtojė liri dhe demokraci tė vėrtetė. Ky komb nuk mund ta gėzojė lirnė nė kurriz tė tė tjerėve. Maqedonėt nuk mund tė bėjnė pėrjashtim nga ky mėsim i historisė. Nė qoftė se ata mendojnė se janė rast i veēantė e mund tė bėjnė pėrjashtim nga rregulli, atėherė, gjendja do tė bėhet keq e mė keq. Nė skenarin mė tė keq, pra, nė rast se ndryshimet kushtetuese nuk zbatohen, mund tė jemi dėshmitarė tė njė lufte ndėretnike, ku civilėt nė tė dy anėt e vijės ndarėse shqiptaro-maqedone nė thellim do tė kthehen kundėr njėri-tjetrit. Ndėrsa shqiptarėt nuk do tė humbasin gjė pėrveē prangave tė shtypjes dhe tė  diskriminimit kombėtar, maqedonėt mund tė humbasin jo vetėm pozitėn e tyre tė privilegjuar, por edhe shtetin.

 

Rebusi Maqedon i Evropės

 

Pėr sa i pėrket njohjes sė tė drejtave qytetare dhe njerėzore, pėrvoja e kaluar dhe e tanishme konfirmon tė vėrtetėn lakuriq se RIJM nuk ka qenė ndonjėherė, dhe s’ka tė ngjarė tė bėhet Zvicėr apo Belgjikė nė tė ardhmen e afėrt. Aparati shtetėror maqedon qė gjithmonė ka pasur disa shqiptarė sa pėr figurė, nuk i ka shėrbyer demokracisė. Pėrkundrazi, ai ka pėrforcuar nacionalizmin maqedon dhe i ka shėrbyer njė elite tė korruptuar politike, e cila gjatė gjithė kohės ka vepruar pėr tė shtypur grupet josllave e joortodokse. Shqiptarėt nuk ushqejnė iluzione pėr kėtė megjithėse jetojnė nė njė vend qė ka si objektiv Bashkimin Evropian dhe ka nėnshkruar Marrėveshjen e Stabilitetit e tė Asocimit me BE-nė shumė pak kohė para se konflikti shqiptaro-maqedon tė arrinte njė pikė tė rrezikshme shpėrthimi. Meqė shteti maqedon i plotėson gjithė standartet pėr vendet qė aspirojnė anėtarėsim nė BE sipas vendimmarrėsve nė Bruksel, nėnshkrimi i marrėveshjes e futi vendin e vogėl ballkanik nė rrugėn drejt anėtarėsimit eventual nė Bashkimin Evropian.

Ata qė morėn pjesė nė ceremoni nė Luksemburg nė 9 prill, 2001, as u shkonte ndėrmend tė shqetėsoheshin se pėrgatitjet po bėheshin pėr tė pranuar njė krijesė tė mbytur nė kontradikta dhe me njė histori tė vajtueshme ne fushėn e tė drejtave tė njeriut. Vetėm kur krismat e pushkėve tė pak kryengritėsve shqiptarė zbuluan tė vėrtetėn e jetės nė shtetin maqedon dhe bėnė tė bien kėmbanat e alarmit, atėherė Evropa filloi tė drejtojė vėmendjen tek shqiptarėt pėr tė dėgjuar se ē’po thoshin ata. Nevojėn pėr ndryshime urgjente nė RIJM e imponuan mė nė fund vetė shqiptarėt. Ajo nuk erdhi si rezultat i ndonjė lėvizjeje diplomatike ose politike apo pėr shkak tė evolucionit tė demokracisė nė vend.

Vėzhguesi i paanshėm do ta quante ceremoninė e nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Stabilitetit e tė Asocimit njė shfaqje tragjikomike. Nė njė kohė kur nė RIJM po derdhej gjak pėr tė drejtat e njeriut tė cilat Bashkimi Evropian shpall se mbron, udhėheqėsit evropianė kthenin fytyrėn nga ana tjetėr pėr tė mos parė. Me veprimin e tyre, ata i bekuan autoritetet maqedone pėr arritjet e tyre “demokratike”. Me bekimin e tyre, ata i dhanė kurajo kryeministrit maqedon Ljubco Georgievski qė, pa u skuqur, tė shpallte pretendimin grotesk se marrėveshja ishte “njohje e gjithēka kemi arritur nė dhjetė vitet e fundit nė fushat e demokracisė, bashkekzistencės multinacionale, reformave, bashkėpunimit rajonal dhe ndėrkombėtar.” U deshėn vetėm tre muaj e gjysėm mbas ceremonisė sė nėnshkrimit qė autoritetet maqedone tė demaskonin “pabesinė” e perėndimit nėpėrmjet zėdhėnėsit tė qeverisė Antonio Milososki. Nė 24 korrik 2001, duke shprehur ndjenjėn antiperėndimore qė mbizotėron nė vend, ai e quajti Naton “mik i madh i armiqve tanė”.

 

Eshtė vėshtirė tė zgjidhėsh rebusin, qė quhet Maqedoni, kurse mėnyra si komuniteti ndėrkombėtar e ka trajtuar “protezhen” e vet e bėn atė akoma mė tė komplikuar. Si ėshtė e mundur tė vazhdohet tė zbukurohet njė vend i prekur nga njė konflikt serioz i brendshėm qė akoma ka mundėsi tė pėrhapet nė tė gjithė Ballkanin? Qendrimi everopianoperėndimor ėshtė po aq i komplikuar pėr t’u shpjeguar aq sa ėshtė edhe kontradiktor nė kuadrin e parimeve dhe kritereve tė BE-sė. Megjithėse, siē dihet, shteti maqedon nuk i plotėsonte standartet e kėrkuara, politikanėt evropianė pėrsėri injoruan faktet. Ata i kishin mbushur mendjen vetes se shteti maqedon po ecte nė drejtimin e duhur dhe se pak nga pak do tė pėrmirėsonte gjendjen e shqiptarėve, mjaftonte qė kėta tė ishin tė duruar.

Zgjidhja e rebusit akoma nuk ėshtė dhėnė. Megjithatė, mund tė merret me mend se mėnyra si ėshtė trajtuar republika e vogėl ish-jugosllave mund tė pėrbėjė njė precedent pėr vende tė tjera qė lenė shumė pėr tė dėshiruar pėr sa u pėrket tė drejtave tė njeriut. Kjo e bėn bashkėsinė ndėrkombėtare tė mendojė se rasti maqedon tregon se kėto vende mund tė bėhen demokraci duke u reformuar mbasi tė kenė hyrė nė strukturat evropiane. Pėr rrjedhojė, njė artikull nė 10 prill, 2001, nė gazetėn Sydney Morning Herald e cilėsonte marrėveshjen “shabllon pėr tė shpejtuar hapin e reformave demokratike dhe pėr tė ulur tensionet etnike nė shtetet e tjera tė ish-Jugosllavisė.” Pra, mund tė merret me mend se nė vend qė disa vende tė nxiten sė pari pėr tė kryer reforma demokratike nė pėrputhje me standartet e Bashkimit Evropian, evropianėt kanė zgjedhur alternativėn e njė pozicionimi simplist pėr tė pėrshpejtuar vendosjen e demokracisė dhe zgjidhjen e ēėshtjeve nacionale. Kjo do ta bėnte rrugėn pėr Bruksel mė tė lehtė jo vetėm pėr Republikėn ish-Jugosllave tė Maqedonisė, por edhe pėr Serbinė e vetėshpallur demokratike, me oreksin e saj tė pashuar pėr tė luajtur rol drejtues nė Ballkan. Ka edhe vende tė tjera tė tilla nė rajon e mė tej qė do tė pėrgjėroheshin tė fillonin “tė merrnin mėsime pėr demokracinė” si pjesė e Bashkimit Evropian duke ndjekur shembullin maqedon. Me ndihmėn e tė tjerėve, autoritetet maqedone morėn rrugėn pėr Evropė duke nėnshkruar njė marrėveshje stabiliteti e asocimi ndėrsa bėnin luftė kundėr shtetasve tė tyre tė pakėnaqur. Po tė shkojmė sipas kėsaj logjike, Serbia duhej tė ishte futur me kohė nė Bashkimin Evropian.

 

Tani qė lustra e hollė demokratike qė mbulonte shtetin maqedon ka rėnė, bashkėsia ndėrkombėtare mund tė shikojė vetė se ky shtet ka qenė shtet shtypės, hibrid, qė ruante vetėm shėmbėlltyrėn e njė shoqėrie pluraliste e demokratike. Nė njė kohė kur autoritetet e reja po merrnin pushtetin dhe po pėrgatisnin terrenin pėr tė forcuar elementin nacional maqedon nė kurriz tė kombėsive tė tjera duke ndryshuar Kushtetutėn, perėndimi mbante njė qendrim hiq e mos e kėput pėr sa i pėrket situatės sė brendshme. Evropa Perėndimore dhe Shtetet e Bashkuara u kthyen thjesht nė sehirxhinj qėllim strategjik i tė cilėve ishte tė siguronin kufijtė dhe integritetin territorial tė Maqedonisė sllave sepse ajo gjoja kėrcėnohej nga fqinjėt. Ato harruan pjesėn thelbėsore tė problemit, qė ishte gjendja e brendshme nė degjenerim e sipėr – rrezik real pėr ekzistencėn e shtetit tė ri. Ngjarjet maqedone vėrtetojnė ēka ka deklaruar pėr kėtė ēėshtje Holly Cartner, ish-drejtore ekzekutive e seksionit tė Evropės dhe Azisė Qendrore tė Grupit Monitorizues pėr tė Drejtat e Njeriut (Human Rights Watch). Sipas njė lajmi nė 13 qeershor, 2001, botuar nga Grupi Monitorizues i tė Drejtave tė Njeriut, me titull NATO: Punė e Pambaruar nė Ballkan, ajo ka deklaruar se “Nato-ja dhe shtetet anėtare kanė investuar tepėr nė Ballkan, por nuk kanė ngulur kėmbė nė pėrgjegjėsinė pėr tė drejtat e njeriut dhe nė respektimin e tyre, duke na ēuar nė buzė edhe tė njė konflikti tjetėr ballkanik. Kėtė herė, nė Maqedoni.” Duhet shtuar gjithashtu se faktori kohė ishte krucial nė pėrcaktimin e drejtimit qė do tė merrnin ngjarjet nė RIJM, fakt qė Evropa dhe Shtetet e Bashkuara e nėnvleftėsuan. Ato u treguan shumė tė ngadalshme e tė pavendosura pėr tė ndėrhyrė e pėr tė bėrė mė herėt ēka bėnė mbas shpėrthimit tė konfliktit tė armatosur. Bosnja-Hercegovina. Kroacia, Ruanda, Kosova, dhe RIJM na sjellin ndėrmend konstatimin e Hegelit sipas tė cilit e vetmja gjė qė mėsojmė nga historia ėshtė se ne nuk mėsojmė nga historia.

 

E Ardhmja e Shtetit Maqedon

 

Pavarėsisht nga paradoksi, pėr tė nxjerrė RIJM nga kriza, autoritetet sllavomaqedone duhet tė zbatojnė seriozisht 15 amendamentet qė pėrbėjnė planin e paqes tė Ohrit. Pėr kėtė qėllim, ata duhet tė marrin si shembull vende tė tjera pėr tė parė se si mund tė zgjidhen problemet etnike. Nė Zvicėr, pėr shembull, ekzistojnė tre entitete tė dallueshme nacionale dhe njihen e pėrdoren tri gjuhė tė ndryshme. Shembull tjetėr ėshtė Belgjika. Ajo ėshtė ndarė nė tre rajone federative: Brukseli, Flandra dhe Valonia. Nė vitin 1963, ligji qė u miratua pėrcaktoi tri gjuhė tė ndryshme zyrtare: Holandisht nė veri, frėngjisht nė jug dhe gjermanisht pėrgjatė kufirit lindor tė vendit. Kėto tri ndarje gjuhėsore u njohėn politikisht me ndryshimin e kushtetues nė vitin 1971. Ndryshimet nė ligje ēuan nė ndryshime edhe nė arsim. Nė vitin 1970, Universiteti i Lirė i Brukselit u nda nė dy institucione tė pavarura; njėri i jepte mėsimet nė gjuhėn holandeze, kurse tjetri nė gjuhėn frėnge. Po kėshtu, Universiteti Katolik i Luvenit u nda nė dy universitete tė pavarura, nė njėrin flitej frėngjisht nė tjetrin holandisht. Kėto arritje nė fushėn e tė drejtave kombėtare nuk kanė penguar as Zvicrėn as Belgjikėn tė lulėzojnė e tė forcojnė mė tej institucionet e tyre demokratike.

Shqiptarėt kėrkojnė vendin qė u takon nė shoqėrinė maqedone. Ata nuk mendojnė se qėnia tė barabartė me maqedonėt sllavė do tė dhunojė tė drejtat e tė tjerėve apo do tė ēojė nė shpėrbėrjen e shtetit. Ata qė bėjnė njė argumentim tė tillė tė maskuar keq, tė cilin shqiptarėt e hedhin poshtė, janė mėsuar tė shtypin kombėsitė e tjera dhe janė tė prekur me sėmundjen e intolerancės raciale e kombėtare. Ky nacionalizėm qė vetėm shikon mbrapa e ka burimin nė ankthin qė ndjejnė maqedonėt sllavė pėr statusin e tyre tė ardhshėm kur shohin forcėn nė ngritje tė shqiptarėve tė cilėt, mbas rėnies sė komunizmit, po e afirmojnė vetveten gjithmonė e mė shumė. Kjo ėshtė e vėrteetė jo vetėm nė RIJM, por edhe nė gjithė trojet e banuara nga shqiptarė nė Ballkan, pėrfshirė edhe shtetin shqiptar.

 

Duke marrė parasysh drejtimin e ngjarjeve tė fundit dhe faktet qė tashmė u jemi referuar, konflikti maqedon nuk mund tė zgjidhet dhe demokracia nuk mund tė vendoset nė RIJM nė qoftė se diskriminimi i shqiptarėve nuk ērrėnjoset realisht de jure e de facto. Pėr kėtė qėllim, hapat ligjorė duhet tė shoqėrohen edhe me njė apologji publike drejtuar popullsisė shqiptare nga ana e elitės politike sllavomaqedone, e cila duhet tė pohojė hapur se shqiptarėt kanė qenė tė diskriminuar e tė shtypur, dhe se tė drejtat e tyre legjitime u janė mohuar. Nė qoftė se qeveria dhe parlamenti vetėm me fjalė e pranuan planin e paqes tė Ohrit dhe e miratuan atė sa pėr sy e faqe pėr shkak tė presionit tė ngjarjeve dhe diktatit tė bashkėsisė ndėrkombėtare mbas pothuajse dy muaj zvarritjeje, perspektivat e demokracisė dhe tė paqes nuk do tė jenė aq tė shkėlqyera. Pėr pasojė, nuk do tė ketė mė raporte tė sinqerta midis pushtetarėve maqedonė dhe shqiptarėve, si dhe midis popullit shqiptar dhe atij maqedon. Mosbesimi do tė minojė themelet tashmė tė lėkundura e qė kėrcasin tė shtetit maqedon. Nė kėto rrethana, marrėdhėniet ndėretnike do tė keqėsohen mė tej nė rast se perėndimi tėrheq trupat e Natos qė kanė mbetur dhe vėzhguesit me bindjen se paskėtaj nė frontin maqedon do tė ketė vetėm qetėsi. Nė qoftė se perėndimi nuk e vazhdon presionin ndaj pushtetarėve maqedonė, probleme dhe rreziqe tė tjera tė papritura do tė pasojnė. Megjithėse pėr momentin duket se janė evituar si lufta nė shkallė tė gjerė ashtu edhe falimentimi i RIJM, situata atje ėshtė e brishtė dhe e ardhmja e shtetit maqedon vazhdon tė jetė nė balancė.

 

Ngjarjet nė RIJM janė karakterizuar nga politikė dhe praktika konfuze, shtypėse dhe tė dhunshme, vepėr e atyre qė u treguan dritėshkurėr dhe me paragjykime raciale ndaj shqiptarėve, e qė nuk deshėn ta zgjidhnin konfliktin maqedon nė mėnyrė paqėsore dhe me mjete politike. Konflikti i tanishėm nuk ėshtė dukuri e papritur, por rezultat i shumė viteve shtypjeje dhe diskriminimi etnik dhe i mungesės sė largpamėsisė nga ana e komunitetit ndėrkombėtar qė nuk u muar seriozisht me zgjidhjen e problemeve tė brendshme tė vendit. Nė rrethanat e reja qė janė krijuar, shqiptarėt dhe politikanėt e tyre duhet tė dinė si tė ruajnė atė qė kanė fituar duke bėrė ē’ėshtė e mundur qė marrėveshja e Ohrit tė zbatohet nė gjithė tėrėsinė e vet. Pėrveē kėsaj, ata nuk duhet tė harrojnė ta bazojnė luftėn e tyre tė ardhshme pėr tė drejta tė barabarta nė pėrvojėn e tyre historike dhe tė ruhen nga provokimet qė do tė synojnė t’i diskreditojnė. Nė tė njėjtėn kohė, maqedonėt sllavė duhet t’i ulin flamujt e nacionalizmit agresiv. Mėsimin “fjalėt pėr demokraci duhet tė mbėshteten nė vepra dhe rregullat e demokracisė tė respektohen” qė u dhanė kryengritja dhe lufta politike e shqiptarėve ata duhet ta zbatojnė megjithėse do tė jenė tė prirur ta harrojnė nė qoftė se nuk ushtrohet presion i brendshėm dhe i jashtėm. Ata duhet tė heqin dorė mė nė fund, njėherė e pėrgjithmonė, nga qėndrimi i tyre anti-shqiptar, burim i kontradiktave dhe i padrejtėsive tė cilat, siē e pėrjetuam tė gjithė, u acaruan aq shumė sa arritėn deri nė njė luftė qė askush nuk e dėshironte.

 

 

Eqerem Mete

 

Drejtor Politik pėr Ballkanin dhe Lindjen e Mesme

nė Ministrinė e Jashtme tė Shqipėrisė (1992-1996)

 

 

Boston, Massachusetts

27 shkurt, 2002